Çfarë shkruanin gazetat më 27 maj 1997/ Rojet e Presidentit Berisha sulmojnë mjekët në Spitalin Ushtarak, PS kërkon heqjen e shtetrrethimit

27 Maj, 10:52 | Përditesimi: 27 Maj, 11:51

Në shtypin e shkruar të datës 27 maj 1997-të pasqyrohej një incident i rëndë në vazhdim të atyre që kishin ndodhur në qytete të ndryshme pas vizitave të Presidentit Berisha. Garda Presidenciale ose rojet e Berishës kishin sulmuar mjekët në territorin e Spitalit Ushtarak dhe për këtë ngjarje Koha Jonë shkruante : “ Ikën Berisha , mbërrin Garda” duke theksuar edhe kërkesën e socialisteve për heqjen e shtetrrethimit. Ndërsa në botimet politike RD dhe ZP pasqyroheshin takim dhe aktivitetet e partive politike në prag të zgjedhjeve të 29 qershorit.

I.M/Shqiptarja.com