Çfarë shkruanin gazetat më 27 prill 1996/ “Me ne fitojnë të gjithë”, PD hap fushatën për zgjedhjet e 26 majit dhe ka bindjen që fiton 19 zonat e Tiranës

27 Prill, 09:36 | Përditesimi: 27 Prill, 09:55

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Në botimet politike të datës 27 prill 1996-të fokusi ishte fushata elektorale për zgjedhjet e 26 majit. Në RD botimin e Partisë Demokratike shkruhej : “ Brojka: Do t’i fitojmë të 19-të zonat e Tiranës” dhe po ashtu publikohej sllogani i fushatës.  “E nesërmja lind sot, me ne fitojnë të gjithë” kjo do të ishte motoja e partisë  për të qëndruar në pushtet. Në ZP botimin e Partisë Socialiste në opozitë kishte akuza për kundërshtarët dhe zhvillimi kryesor ishte ky : “ Leku zhvlerësohet, drejtohet e bankave kandidohen për deputet”.

A.M/Shqiptarja.com