Çfarë shkruanin gazetat më 27 tetor 1998/ Tjetër tragjedi në Otranto, pas përplasjes së dy skafeve mbyten dy gra e një fëmijë, dhjetëra të zhdukur

27 Tetor, 09:36 | Përditesimi: 27 Tetor, 09:36

Tjetër tragjedi rregjistrohej në det. Pranë Otrantos ishin përplasur dy skafe që dërgonin klandestinë shqiptar në Itali dhe kishin humbur jetën dy gra e një fëmijë ndërsa disa shqiptarë të tjerë rezultonin të zhdukur. Kjo ngjarje e rëndë kishte ngritur alarmin dhe kishte sjellë një trishim të madh dhe ishte fokusi kryesor i shtypit të shkruar në datën 27 tetor të vitit 1998-të. Gazeta Koha Jonë shkruan : “Otranto, varri i madh i shqiptarëve” ndërsa në Gazetën Shqiptare titulli kryesor ishte ky: “ Skafet,fytyra e vdekjes”. Kjo ngjarje që ishte e radhës në Otranto kishte sjellë edhe lëvizjen e shtetit që kishte nisur një aksion për sekuestrimin e “taksive të vdekjes”. Nga ana tjetër edhe autoritetet italiane ishin në alarm.
 

E.H/Shqiptarja.com