Çfarë shkruanin gazetat më 28 mars ‘92/ Ndërkombëtarët urojnë PD për fitoren në zgjedhjet e 22 marsit, PS pranon humbjen, por nis denoncimin e shkeljeve

28 Mars, 09:24 | Përditesimi: 28 Mars, 16:22

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Në shtypin e shkruar më 28 mars të vitit 1992 në RD(Rilindjen Demokratike) botimin e PD-së që sapo kishte fituar zgjedhjet botoheshin mesazhet e urimit nga personalitete ndërkombëtare. Titulli kryesor në RD ishte : “Shqiptarët lanë pas të kaluarën dhe nisën rrugën e demokracisë”. Ndërsa në ZP(Zërin e Popullit) botimin e Partisë Socialiste që sapo kishte kaluar në opozitë në zhvillimin kryesor pranohej humbja por fillohej edhe me denoncimin e parregullsive. Socialistët zotoheshin për një opozitë të fortë por bashkëpunuese.

 

I.M/Shqiptarja.com