Çfarë shkruanin gazetat më 28 prill 1996/ Udhëtim në Shijak ku të rinjtë e droguar kërkojnë ndihmë, pasuria por edhe tragjedia buron nga Zvicra

28 Prill, 09:33 | Përditesimi: 28 Prill, 09:37

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Në shtypin e shkruar të datës 28 prill 1996 në Gazetën Shqiptare botohet një reportazh për Shijakun. Qytetin e vogël afër Tiranës që ka një plagë të madhe, të rinj të droguar që kërkojnë ndihmë. Nga qyteti kanë emigruar shumë të rinj pjesa më e madhe për në Zvicër dhe nga ky shtet buron edhe pasuria për familjet në Shijak por edhe tragjedia që mban një emër,  drogën. Gazeta Shqiptare për këtë situatë të parë konkretisht në terren shkruan : “ Me të rinjtë në qytetin e “vrarë” nga droga”. Po ashtu pasqyroheshin edhe zhvillimet politike ku PD kishte hapur fushatën për zgjedhjet e 26 majit.

A.M/Shqiptarja.com