Pas tragjedisë së Otrantos ku dy skafe ishin përplasur dhe kishin humbur jetën dy gra e një fëmijë policia po merrte masa të ashpra për bllokimin e trafikut të qënieve njerëzore në drejtim të Italisë. Trafiku i klandestinëve kishte vënë në alarm edhe shtetin fqinj pasi ministrja e Brendshme Jervolino do të vizitonte Tiranën ndërsa policia arriti deri aty sa të deklaronte se do qëllonte mbi skafistët. Gazeta Zëri i Popullit në numrin e datës 28 tetor 1998-të në faqe të parë shkruan: “ Policia:Do t’i qëllojmë skafistët” duke theksuar ultimatumin e dhënë. Në RD botimin e Partisë Demokratike kishte akuza se pas skafeve të vdekjes qëndronte mafia politike. Në Gazetën Koha Jonë titulli kryesor ishte : Qeveria e përzier me fajdet” ndërsa në Gazetën Shqiptare botohej një intervistë e njeriut që bënte lidhjen e shqiptarëve me tregun e zi të organeve.




















