Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 29 prill 1993 në Gazetën Shqiptare pasqyrohej skandali me abuzimin që u bë me ndihmat humanitare të Italisë për Shqipërinë. Kërkohej që për këtë skandal të rëndë qytetarët të dinin më shumë dhe në Gazeta Shqiptare shkruhej : “ Skandali i ndihmave, ambasadori Foresti takohet me Meksin”. Ndërsa në RD botimin e Partisë Demokratike po për këtë çështje sulmohej ashpër Fatos Nano dhe kërkohej burgosja e tij. Në ZP gazetën e Partisë Socialiste që ishte në opozitë titulli kryesor ishte : “ PD-ja po e çon vendin në krizë të përgjithshme”.




















