Në balotazhin e zgjedhjeve vendore të vjeshtës së vitit 1996-të PD fitonte sërish thellë ndaj PS.Nga 96 komuna që ishin në balotazh partia në pushtet kishte fituar 73 ndërsa nga 22 bashki që ishin në balotazh PD kishte fituar 21 dhe kishte humbur vetëm një, Shkodrën. Megjithatë kryeqëndra e veriut sërish kishte zgjedhur djathtas. Shkodranët kishin votuar për kryebashkiak Bahri Boriçin e koalicionit “ Për Shkodrën e Bashkueme” që përbëhej nga Partitë e Ballit dhe të Legalitetit. Në numrin e datës 29 tetor 1996-të Gazeta Shqiptare duke pasqyruar rezultatin shkruan: “ Shkodra bie në duart e Ballit” ndërsa në RD titulli kryesor ishte ky: “ PD-fitore e PS-shpërbërje”.




















