Çfarë shkruanin gazetat më 3 prill 1997/ PS mbështet programin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kërkon dorëheqjen e Presidentit Berisha

3 Prill, 09:32 | Përditesimi: 3 Prill, 11:48

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo. 

Në fillim të prillit të vitit të mbrapshtë 1997-të situata në vend ishte ende kaotike dhe shumë e vështirë. Dritën jeshile e kishte marrë qeveria e Pajtimit Kombëtar e udhëhequr nga socialisti Bashkim Fino. Në shtypin e shkruar të datës 3 prill 1997 në ZP(Zërin e Popullit) botimin e Partisë Socialiste shkruhej : “PSSH do të marrë pjesë në Parlament” e më tej sqarohej se kjo forcë politike mbështeste programin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe kërkonte që zgjedhjet e reja të mbaheshin brenda qershorit. Ndërsa në RD botimin e Partisë Demokratike denoncohej një marrëveshje e arritur më 28 mars duke akuzuar socialistët ndërsa kërkesa e tyre për dorëheqjen e Presidentit Berisha nuk merrej në konsideratë.

A.M/Shqiptarja.com