Çfarë shkruanin gazetat më 30 maj 1997/ BE mban peng ndihmat me thasë gruri për pas zgjedhjeve të 29 qershorit, Fino takon Klinton

30 Maj, 09:41 | Përditesimi: 30 Maj, 10:23

 

 

Në shtypin e shkruar të datës 30 maj 1997-të pasqyroheshin zhvillimet e aktualitetit që kishin të bënin  me zgjedhjet e 29 qershorit dhe me lëvizjet e forcave politike. Gazeta Shqiptare pasqyronte si zhvillim kryesor një vendim të BE për ndihmat për Shqipërinë që shtyheshin pas zgjedhjeve. Titulli kryesor në Gazeta Shqiptare ishte ky : “ Zgjedhjet, Europa pret bukën”. Ndërsa në Koha Jonë kryeartikulli ishte ky: Fino tek Klinton, Berisha në Ndroq” duke ju referuar një takimi të kryeministrit në Holandë me Presidentin amerikan ndërsa President ii vendit Berisha zhvillonte takime elektorale për PD-në në Ndroq.

A.M/Shqiptarja.com