Çfarë shkruanin gazetat më 30 mars '96/ Mbyll punimet Kuvendi i viteve '92-'96 dhe nis beteja e zgjedhjeve të reja, deputetët duan privilegje të përjetshme e armë

30 Mars, 09:10 | Përditesimi: 30 Mars, 12:15

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Në shtypin e shkruar të datës 30 mars 1996-të pasqyrohej gjerësisht mbarimi i legjislaturës së 2-të të Kuvendit në Shqipërinë post komuniste. Ai Kuvend i vitete 1992-1996 edhe sot përkufizohet si më cilësori pasi deputetë kanë qënë edhe personalitete jo vetëm nga fusha e politikës si Robert Ndrenika, Teodor Keko ,Rexhep Uka e të tjerë. Në Gazetën Shqiptare shkruhej: “ Deputetët: Lamtumirë Kuvend” ndërsa në Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte ky : “ Lamtumirë Parlament”. Edhe në botimet politike mbyllja e Kuvendit dhe nisja e betejës së ashpër për zgjedhjet e 26 majit pasqyrohet gjerësisht.

A.M/Shqiptarja.com