Çfarë shkruanin gazetat më 31 mars 1993/ Socialistët akuzojnë Kryetarin e Kuvendit Arbnori për presion dhe diversion, PD merr mbështetje në Gjermani

31 Mars, 09:57 | Përditesimi: 31 Mars, 15:25

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Në shtypin e shkruar të 33 viteve më parë, më 31 mars 1993, gazetat politike pasqyronin qëndrimet e partive. Në ZP (Zëri i Popullit), organ i Partisë Socialiste në opozitë, shkruhej për seancën në Kuvend të një dite më parë. Përfaqësuesit e PS në Kuvend akuzonin Pjetër Arbnorin, kryetarin e Kuvendit, për presion dhe diversion ndaj grupit të tyre për votimin e ligjeve të caktuara. Ndërkaq, RD (Rilindja Demokratike) pasqyronte gjerësisht, si kryeartikull, vizitën në Gjermani të një delegacioni të Partisë Demokratike dhe mbështetjen që mori kjo parti.

A.M/Shqiptarja.com