Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 4 maj 1997-të pasqyrohej gjerësisht një raport i një organizate ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve me qëndër në Nju Jork që shpallte Sali Berishën Presidentin e Shqipërisë armik të shtypit. Gazeta Koha Jonë shkruante: “ Berisha armik në Uashington”. Ndërsa në Gazetën Shqiptare përveç këtij zhvillimi botohej një interviste me ish-ministrin e Jashtëm Alfred Serreqi. Drejtuesi i diplomacisë shqiptare për gati katër vite zbulon pse SHBA-të ndanë rrugët me Berishën duke theksuar se Presidenti shqiptar keqpërdori kartën e Kosovës dhe pati qasjen e një politike të paqëndrueshme me Greqinë. Gazeta Shqiptare në kryeartikull shkruante : “ Si SHBA u nda me Berishën”.



















