Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të 5 majit të vitit 1996-të denoncohej një shkelje e hapur e ligjit. Shtetas të huaj që bëjnë fushatë në Shqipëri për partitë politike. I Besuari i Presidentit francez Zhak Shirak në vendin tonë ishte në krah të Berishësn ë fushatën e PD-së. Koha Jonë shkruan : “ Helsinki: ndal të huajve në fushatën shqiptare”. Ndërkaq në RD botimin e Partisë Demokratike pasqyroheshin takimet e fushatës elektorale.



















