Në datën 5 shtator të vitit 1997-të në Gazetën Shqiptare botohej një interviste ekskluzive me pilotin e avionit “Mig 15” Ardian Elezi. Ky i fundit bën një rrëfim tronditës duke kujtuar 4 marsin e atij viti dhe urdhërin që kishte marrë për të bombaruar jugun e vendin dhe të qëllonte drejt një autokolone njerëzish të revoltuar me pushtetin e Berishës. Titulli kryesor në Gazetën Shqiptare ishte: “Më urdhëruan të bombardoj jugun”.Viti 1997 sot e kësaj dite mbetet vit i mbrapshtë për shqiptarët me revoltat që shpërthyen në jug të vendit pas rënies së firmave piramidale dhe ngjarjet e rënda që e pasuan.




















