Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo. Në vitin e mbrapshtë 1997-të ngjarjet e rënda nuk kishin fund.
Në shtypin e shkruar të datës 6 maj pasqyrohej me detaje ajo që kishte ndodhur në Thumanë me dy deputetët Serreqi dhe Godo. Gazeta Shqiptare shkruan : “ Njerëz me maska dhe tyta armësh ndalojnë Serreqin” ndërsa Koha Jonë po për këtë ngjarje shkruan në faqen e parë : “ Atentat ish-ministrit Serreqi”. Më pas në të gjitha të përditshmet pasqyroheshin edhe zhvillimet politike dhe fakti që për ligjin e zgjedhjeve partitë ishin pro ndërsa Presidenti Berisha kundër.



















