Çfarë shkruanin gazetat më 6 mars 1993/ Socialistët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Meksi, Presidenti i kohës Berisha e mbron (VIDEO)

6 Mars, 08:11 | Përditesimi: 6 Mars, 10:49

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Gati një vit pasi PD kishte fituar zgjedhjet e para në historinë e saj politike  ato të 22 marsit të vitit 1992 të cilësuara si historike pakënaqësia ndaj qeverisjes ishte në rritje. Kjo pasqyrohej edhe në shtypin e ditës. ZP( Zëri i Popullit) botim i Partisë Socialiste më 6 mars të vitit 1993 shkruante se “ Dorëheqjen e qeverisë e kërkon pjesa më e madhe e popullit”. RD(Rilindja Demokratike) botim i partisë në pushtet hapej me titullin e madh nga konferenca për shtyp e Presidentit të kohës Sali Berisha i cili i dilte në mbrojtje ekzekutivit duke theksuar: “ Qeveria Meksi hapi Shqipërinë ndaj Botës dhe Botën ndaj Shqipërisë”. Rreth këtyre zhvillimeve ishte edhe kryeartikulli në gazetën e pavarur Koha Jonë në të cilën shkruhej :” Koha kur udhëheqësia e ndien veten të përkohshëm”.

A.M/Shqiptarja.com