Çfarë shkruanin gazetat më 7 maj 1997/ Partitë grinden për ligjin elektoral përpara zgjedhjeve, Fino s’i trembet votëbesimit të qeverisë

7 Maj, 10:16 | Përditesimi: 7 Maj, 10:56

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Në shtypin e shkruar të datës 7 maj 1997-të pasqyrohej grindja e partive politike për miratimin e ligjit elektoral përpara zgjedhjeve të qershorit. Kryeministrti i qeverisë së Pajtimit Kombëtar Bashkim Fino nuk i trembet as votëbesimit të qeverisë në Kuvend. Gazeta Shqiptare shkruan : “ Fino: Ligjin e bëj unë” . Për këtë çështje Koha Jonë shkruan : PD “mbyt” Finon, zgjedhjet në rrezik”. Në botimet politike RD dhe ZP gjente vend edhe fakti se në Tiranë do të mbërrite Franc Vranicki i ngarkuari i posaçëm i OSBE për ngjarjet në Shqipëri.

I.M/Shqiptarja.com