Çfarë shkruanin gazetat më 7 mars 1992/ PD thirrje të mos vidhet e ardhmja, Azemi jo kandidat në Shkodër për zgjedhjet e 22 marsit (VIDEO)

7 Mars, 09:22 | Përditesimi: 7 Mars, 09:30

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Në shtypin e ditës dhe mbi të gjitha në botimet politike të 7 marsit të vitit 1992 mbizotëronin thirrjet për zgjedhjet parlamentare që do të mbaheshin më 22 mars. Partia Demokratike që do të rezultonte fituese në ato zgjedhje nëpërmjet RD(Rilindjes Demokratike) organit të saj u bënte thirrje qytetarëve “ E ardhmja po vjen, të mos na e vjedhin më” . Ndërsa në ZP(Zërin e Popullit) organ i Partisë Socialiste në pushtet ndër të tjera shkruhej: “ Humbja e parë e PD-së në Shkodër” dhe këtu kujtonte se Azem Hajdari nuk ishte kandidat për deputet në këtë qark.

A.M/Shqiptarja.com