Çfarë shkruanin gazetat më 7 tetor 1998/Majko takon shefat e institucioneve të drejtësisë dhe urdhëron:Hetoni qeveritë Nano e Meksi

7 Tetor, 09:45 | Përditesimi: 7 Tetor, 09:45

Në shtypin e shkruar të datës 7 tetor 1998-të fokusi ishte tek zhvillimet politike. Pasqyrohet një takim i kryeministrit Pandeli Majko me shefat e disa institucioneve të hetimit dhe kërkesa që ai pati për ta. Titulli kryesor në Koha Jonë ishte ky: “Majko: Hetime Nanos e Meksit”. Në Gazetën Shqiptare si zhvillim krysor ishte rrëfimi i Kastriot Islamit për largimin e Nanos dhe qeverinë e re Majko. Ndërsa ZP zbulonte një skandal se telefonat e policisë përgjoheshin nga Berisha që kishte marrë çdo informacion të lëvizjes së policisë edhe gjatë grushtit të shtetit të 14 shtatorit.
 

E.H/Shqiptarja.com