Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Përplasjet mes partive politike ishin shumë të mëdha na fillim majin e vitit 1997-të. Ato vinin për ligjin elektoral dhe zgjedhjet e qershorit ishin në rrezik. Shpresa e vetme për të gjetur zgjidhje ishte Franc Vranicki i dërguari i OSBE-së në Shqipëri. Gazeta Shqiptare shkruan : “ OSBE akuzon se po pengohen zgjedhjet”. Ndërsa në Koha Jonë shkruhej: “ Vranicki: sot data e zgjedhjeve”. Në RD botimin e Partisë Demokratike sulmohej Fino kryeministri socialist i qeverisë së Pajtimit Kombëtar ndërsa nga Italia vinte një paralajmërim i fortë nëse binte qeveria Fino.




















