Çfarë shkruanin gazetat më 9 korrik 1997/ Në vilën e Nanos takimet sekrete për qeverinë e re, Ceka merr Rendin e Paskal Milo Ministër i Jashtëm

9 Korrik, 10:06 | Përditesimi: 9 Korrik, 15:24

PS fitoi thellë zgjedhjet e parakohshme të 29 qershor 1997-të dhe Fatos Nanos si lider i opozitës po zhvillonte takime me krerët e partive aleate për formimin e qeverisë. Emrat e mundshëm pasqyroheshin në shtypin e shkruar të datës 9 korrik 1997-të. Gazeta Shqiptare në faqen e parë shkruan : “ Sekretet në vilën e Nanos”. Emrat që përfliten ishin. Neritan Ceka tek Rendi , Paskal Milo te Ministria e Jashtme e Skënder Gjinushi projektohej si Kryetar Kuvendi.

E.H/Shqiptarja.com