Pas presioneve të aleatëve dhe zhvillimeve të fundit në fillim të shtatorit të vitit 1998-të në qeverinë Nano bëhen ndryshime. Kryeministri socialist i kohës përmbysi klanin e tij, pra njerëzit më të besuar. Arben Malaj dha dorëheqjen si ministër i Financave ndërsa drejt ikjes ishte edhe Bashkim Fino. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan: “Nano përmbys klanin e tij” ndërsa titulli kryesor në Koha Jonë në numrin e 9 shtatorit të vitit 1998-të ishte ky: “ Malaj: Jap dorëheqjen”. Këto zhvillime në qeverisje pasqyroheshin edhe në botimet politike RD dhe ZP.




















