Në shtypin e shkruar të datës 9 tetor 1998-të pasqyrohej një ngjarje e rëndë që ishte rregjistruar në veri-lindje të Shqipërisë. Forcat ushtarake serbe kishin hapur zjarr dhe kishin qëlluar me qindra plumba mbi fshatin Dobrunë në Kukës. Fatmirësisht pa pasoja në njerëz ndërsa ushtria jonë kishte marrë pozicion por nuk i ishte përgjigjur sulmit që ishte i përsëritur. Gazeta Zëri i Populli në faqe të parë shkruan : “Serbët na sulmuan përsëri” ndërsa Koha Jonë shkruan: “Agresion Shqipërisë” . Edhe në Gazetën Shqiptare kjo ngjarje e rëndë pasqyrohet me detaje: “ Serbët hyjnë në kufi,terror në Kukës”.




















