Çfarë shkruanin gazetat për masakrën zgjedhore të 26 majit/ Opozita tërhiqet prej manipulimeve e dhunës së urdhëruar nga Berisha dhe bën thirrje: Të gjithë në shesh

28 Maj, 09:58 | Përditesimi: 28 Maj, 13:42

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996-të janë një nga njollat e zeza në historinë post komuniste të Shqipërisë. Ato janë cilësuar si një masakër zgjedhore me manipulime nga PD që ishte në pushtet dhe të shoqëruara me dhunë dhe terror nga policia e SHIK-u ndaj komisionerëve dhe përfaqësuesve të opozitës. Më 28 maj të atij viti Gazeta Shqiptare shkruan : Sfida për votën, PD: Fituam 65% e opozita tërhiqet” duke pasqyruar edhe me detaje thirrjen e liderëve të opozitës për protestë në sheshin Skënderbej. Ndërsa në Koha Jonë titulli kryesor ishte : “ Opozita bën thirrje: “Sot në sheshin Skënderbej” dhe kujton që Presidenti Berisha vetshpall fitoren.

A.A/Shqiptarja.com