Çfarë shkruanin gazetat për “Vrasjen e Shekullit” 28 vite më parë/ Vritet Hajdari vdes edhe truproja,Berisha akuzon :Krimin e urdhëroi Nano

14 Shtator, 09:50 | Përditesimi: 14 Shtator, 09:56

E cilësuar si “Vrasja e Shekullit” ekzekutimi i deputetit Azem Hajdari më 12 shtator 1998-të ishte një nga ngjarjet më të rënda në Shqipërinë post komuniste. Vrasja u rregjistrua të shtunën e 12 shtatorit pas orës 21:00 në afërsi të selisë së PD. Vrasja e liderit të lëvizjes studentore të dhjetorit u pasua me revoltë dhe ngritje të qytetarëve dhe pasoi me grushtin e shtetit më 14 shtator. Në shtypin e shkruar kjo ngjarje pasqyrohej në këtë mënyrë. Gazeta Shqiptare shkruante : Vritet Hajdari,vdes edhe truproja”. Po në këtë të përditshme pasqyrohej edhe reagimi i liderit demokrat Berisha që akuzonte kryeministrin Nano.
 

E.H/Shqiptarja.com