Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Zgjedhjet parlamentare të 22 marsit të vitit 1992 ishin të parat që fitonte PD ,pra një parti opozitare pas vitesh në diktaturë. Në ditët e fundit fushata e partive politike ishte “nxehur” me takime ,aktivitete dhe premtime. Shtypi i shkruar më 18 mars 1992 vetëm 4 ditë përpara zgjedhjeve duke qënë që ishin edhe botime politike pasqyronte premtimet e partive. Në RD(Rilindjen Demokratike) bëhej thirrje që të votohej PD dhe që demokracia të triumfonte ndaj diktaturës. Ndërsa në ZP(Zëri i Popullit) botimi i Partisë Socialiste që ishte në qeverisje pasqyrohej me superlative hapja e vendit ndaj Botës dhe premtimi për demokratizim të mëtejshëm të Shqipërisë.





















