Çfarë shkruanin gazetat më 19 mars 1996/ Socialistët kërkojnë lirimin e liderit Nano përpara zgjedhjeve të 26 majit, të hapur për aleanca dhe miratojnë listën e kandidatëve për deputetë

19 Mars, 09:17 | Përditesimi: 19 Mars, 10:39

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Në shtypin e shkruar të 19 marsit të vitit 1996-të pasqyrohej mbledhja e Komitetit drejtues të PS-së. Në atë mbledhje PS doli me një rezolutë ku këkronte lirimin përpara zgjedhjeve të 26 majit të liderit Fatos Nano dhe shprehej pro aleancave. Lidhur me këtë zhvillim Gazeta Shqiptare shkruante : "PS: Do mendojmë për aleanca”. Në gazetën tjetër të pavarur Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte ky: “ A është i ligjshëm dekorimi i Nanos”. Në RD(Rilindjen Demokratike) botimin e PD-së pasqyrohej si zhvillim kryesor vizita e Ministres së Jashtme të Italisë në Shqipëri dhe takimi me Presidentin Berisha. Ndërsa në ZP botimin e socialistëve në opozitë lajm kryesor ishin vendimet e mbledhjes së Komitetit Drejtues.

A.M/Shqiptarja.com