Çohet për gjykim deputeti i PD, Asllan Dogjani! SPAK: Bleu apartament 122 mijë € cash, por deklaroi se e shleu me konsulencë! Kontratë fiktive për të justifikuar paratë

3 Dhjetor 2024, 16:29

Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjyq dosjen e deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, për akuzën e deklarimit të rremë të pasurisë. Deputeti paraqiti kontratë fiktive kur deklaroi se apartamentin 128m2 e kishte marrë për konsulenca juridike, teksa në të vërtetë e kishte paguar 122 mijë euro cash.