Kryeministri Edi Rama mohoi se ka çuar këshilltarin e tij në krye të SHISH. Në ‘Real Story’ u shpreh se qeveria ka punuar shumë për shërbimet online që t’i shërbejnë qytetarëve ndërsa për Shërbimin Informativ, tha se janë të prapambetur për sistemet dixhitale.
“Në Shërbimin Informativ ne si qeveri nuk kemi patur asnjëherë interferencë, operon në mënyrë autonome, të gjitha janë sisteme të tyre. Kemi ende shumë për të bërë. Flas për sistemet dixhitale. Shërbimi ynë ka marrë vlerësime nga partnerët ndërkombëtar, për pjesën tjetër është e prapambetur. Jo nuk kam cuar asnjë këshilltar”, tha Rama.