COVID 19 situata e fatkeqësisë vazhdon por me pasoja në ekonomi

25 Prill 2020, 07:28

Pa Protokoll - Shtyhet situata e pandemisë deri me 23 qershor. Ministri i Turzimit Blendi Klosi pranon se situata e pandemisë e ka dëmtuar ndjeshëm sektorin e turizmit ndërsa tha se ceremonia për hapjen e turzimit do të jetë atëherë kur të mbërrijë carteri i parë në vendin tonë. Enkelejd Alibeaj thotë se qeveria vijon me tenderat sekrete të saj, pa transparencë dhe në kundërshtim në ligjin. Ai thotë se drejtësia është nën sqetullën e qeverisë ndërsa komenton edhe marrëdhënien Rama Meta. Ekspertët parashikojnë nisjen e ringritjes nga kriza e covid 19 vetëm pas dy vitesh, ndërsa studentët morën përgjigje nga Bashkia e Tiranës për njërin nga shqetësimet e ngritura nga ata që ka të bëjë me kompensimin e parave të paguara për qëndrimin në konvikte. Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Muftiu i Tiranës bën thirrje për më shumë dashuri e durim në këto kohë të pazakonta.