Covid-19/ Rakacolli: Ka dyshime të forta se varianti Delta ka mbërritur, sa më parë vaksinohuni

22 Korrik 2021, 07:03

Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi rritjen e rasteve me Covid-19 në Shqiperi, virusi qarkullon por nuk vret më prej më shumë se 20 ditësh. Europa dhe SHBA në panik nga varianti Delta po në Shqipëri cila është situata përsa i përket variantit Delta? Të ftuar në studio Prof. Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit teknik dhe Ilir Alimehmeti, epidemiolog. Në lidhje skype nga Madridi Prof.Kita Sallabanda dhe lidhje live nga lungo-mare e Vlorës gazetari Armand Xhelili. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi temën “merkato e ministrave”, kush ikën dhe kush vjen. Në studio gazetari Bledi Mane.