COVID-19/Gazetarja nga Kosova: Kemi dyfishim të infektimeve ditore, rrezikojmë një mbyllje të dytë!

16 Tetor 2020, 23:02 | Përditesimi i fundit: 2020-10-16 23:26:00

Ulja e temperaturave ka rritur frikshëm infektimet ditore në Europë, por kjo po vihet re edhe në Shqipëri dhe Kosovës. Gazetarja Serbeze Haxhiaj në një lidhje skype nga Prishtina në emisionin "Pa Protokoll" tha se rastet ditore në Kosovës janë dyfishuar dhe për këtë fajin e ka jo vetëm neglizhenca qytetare por edhe qeveria që e trajtoi këtë çështje si një gjë sekondare fillimisht dhe se vonoi në vendosjen e gjobave.

"Kemi një përkeqësim të pandemisë ku kemi dyfishim të shifrave të infektimeve të reja në ditë. Kryeministri bëri përgjegjësit baret dhe restorantet si burimin kryesor të infektimeve. Qeveria nuk ka një mekanizëm efektiv të kontrollit të tyre. Kosova ka numrin më të lartë të vdekjeve në Ballkan. Unë do thoja se është një kombinim i uljes së kujdesit nga qytetarë dhe mungesa e masave efektive dhe gjobave të policisë. E përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës është se kanë filluar të ndëshkojnë me vonesë shkeljen dhe numri i vogël i testeve që bëjnë. Në Kosovë pati shumë situata politike e zhvillime sa ka bërë që edhe pandemia të konsiderohet si një çështje sekondare dhe qeveria nuk është fokusuar në menaxhimin e mirë të virusit. Nëse vazhdon ky trend mund të përballemi me një mbyllje të dytë", tha Haxhiaj.

Edhe mjekja Aurora Dollenberg, e cila tha se edhe në Gjermani vendosja maskës me detyrim u bë që nga fillimi i kësaj jave.

"Që nga e hëna është vendosur edhe në Gjermani sidomos në zonat ku ka rritje të rasteve që maska të mbahet me detyrime dhe në ambientet publike", tha Dollenberg