COVID-i mbyll bashkinë e Malësisë së Madhe, kreu: Ambienti është dezinfektuar, të hënën fillojmë nën masa të rrepta

10 Korrik 2020, 21:31

Tonin Marinaj, kryetari i bashkisë të Malësisë së Madhe në një lidhje me skype në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv tha se të hënën institucioni  do të fillojë normalisht punën me masa të rrepta.

"Pas konfirmimit të punonjësve me COVID, ambienti është dezinfektuar. Ata nuk shfaqën asnjë simptomë. Kjo do të quhet si ditë pushimi dhe puna do të fillojë të hënën", tha Marinaj.