Çuçi: Aministinë penale do ta miratojmë të enjten! Nuk do të ketë tolerancë për të dënuarit nga GJKKO

2 Prill, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2024-04-02 14:37:09

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dekaroi pas mbledhjes së deputetëve socialistë, se të enjten miratohet ligji për Aministinë Penale.

Besoj nëse do jetë gati për të hyrë në seancë e të enjtes do ta miratojmë thjesht po presim propozimet e tyre. Në parim kemi rënë dakord. Mund të ketë axhustime të vogla. Nuk do ketë tolerancë për ato vendime të GJKKO. E ka thënë edhe ministri i Drejtësisë. Janë çështje teknike, do rakordohen me strukturat e ministrisë së drejtësisë.