Dalin pamjet/ Brenda qendrës së pritjes të emigrantëve në Shëngjin, karabinierët italianë e marrin në dorëzim

5 Qershor, 12:09

Report Tv sjell pamjet brenda qendrës së pritjes për emigrantët në Shëngjin. Vetëm një ditë më parë përfunduan punimet për qendrën pritëse, para vizitës së kryeministrisë italaine Giorgia Meloni.

Në pamje dallohen edhe karabinierët italianë, pasi tashmë qendra e pritjes është marrë në dorëzim nga Italia.

Në këto pamjet shihet vetëm një pjesë nga qendra e pritjes së emigrantëve. Ndërsa po këtu do mbajë konferencë Rama dhe kryeministrja italiane Meloni. 

Qendra e pritjes do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e emigrantëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit.

    No videos found.