'Damian do thirresh si dëshmitar', Gjiknuri replikon me Berishën: Të kujtohet kur the ‘ma fute’ për Xhejms Trafikantin, mos mbaj shpresa kot

27 Shkurt 2025, 11:04 | Përditesimi: 27 Shkurt 2025, 11:04

Damian Gjiknuri dhe Sali Berisha replikuan sot në seancën plenare, teksa lideri i PD-së i tha socialistit se do thirret si dëshmitar në SPAK për të dëshmuar për kryeministrin Rama.

“Damian shko ku të duash, edhe në malin Atos, dëshmitar do thirresh për Edi Ramën. Nuk ke ku të shkosh pa u thirrur. Është akti më flagrant, i korrupsionit. I ka dhënë 225 mijë dollarë nga zyra e tij. Ato nuk ia ke dhënë ti. Nuk e them këtë. Por ti ke dijeni të plotë. Dëshmitarin e ke të sigurt, më mire bëhu ‘pentito’. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani, jo më me grusht”, tha më tej Berisha.

I.M/Shqiptarja.com