Dash Sula: Do bëjmë kallëzim në SPAK për Gardën! Fytyra të urryera, s’na lejojnë të bëjmë detyrën

14 Dhjetor 2023, 10:07

Deputeti i PD, Dash Sula hedh akuza ndaj Gardës se nuk po lejon deputetët e opozitës që s’janë të përjashtuar të futen në sallën e Kuvendit. Sula i bëri thirrje deputetëve të PD që të bëjnë kallëzim në SPAK për shefin e Gardës dhe punonjësit, që sipas tij nuk po i lejojnë të përmbushin detyrat në parlament.