Dash Sula në ‘5 Pyetje nga Babaramo’: Mazhoranca nervoze nga vettingun në politikë! 'Foltorja'? Gabim i madh i Berishës, ‘gjyshi’ po gjuan me gurë lidershipin e PD-së

25 Tetor 2021, 22:25

Vettingu në politikë do të garantojë pastrimin e politikës nga krimi. Kështu beson deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i cili foli më me detaje në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, ku tha se periudha e pandëshkueshmërisë për politikanët do të ketë një fund. Sula tha se prokuroria ka mjaft materiale për politikanë të caktuar që kanë kontakte me banda kriminale dhe elementë kriminalë.

Deputeti demokrat tha se mazhoranca është e nervozuar nga nisma e PD-së për vettingun në politikë. Madje për 3 amendamentet e dorëzuara në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, Dash Sula tha se mazhoranca ka 0 reagim, ndërkohë që shtoi se për këtë i ka urdhëruar Rama që mos të flasin.