Data për protestë me Berishën? Meta: Shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë! Rama është tmerruar

2 Shtator 2022, 14:22

I pyetur për një datë proteste të përbashkët me Berishën, Meta u shpreh se qytetarët duhet të protestojnë çdo ditë.

 ‘Rama është armiku i lirisë së çdo qytetari shqiptar, i votës së lirë, i medias së lirë dhe të gjitha këto janë akte dëshpërimi dhe panikut ku ai është zhytur për shkak të skandaleve që kanë plasur brenda dhe jashtë vendit. E theksoj rëndësinë që shqiptarët të protestojnë çdo minutë. E tillë është situata në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri vjedhin qindra miliona euro, jo vetëm me inceneratorët, apo aferën e portit të Durrësit, që është kosto e jashtëzakonshme për popullin tonë, por dhe goditje e interesave strategjike.’- tha Meta.  

Sa i përket datës fikse, ashtu si Berisha ai nuk e konfirmoi por takimi i tyre ka qenë pikërisht për një tubim.

    No videos found.