Data për zgjedhjet 2025/ Përfaqësuesit e PS-së, Blendi Klosi e Niko Peleshi tek Presidenti, demokratët refuzuan ftesën

25 Nëntor, 11:59 | Përditesimi i fundit: 2024-11-25 12:29:23

Tirane- Presidenti Bajram Begaj vijojn sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025.

Aktualisht tek presidenca kanë mbërritur përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi. Pritet që më pas presidenti të ketë takim dhe me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi

Orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së ishte 10:30, ndërkohë në emër të Partisë Demokratike kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se do të refuzohej konsultimet duke e akuzuar se ishin farse. pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët. 

    No videos found.