Debat në ‘Pa protokoll’/ Analisti Burimi: Kush je ti, ish ministër i Ramës që do të largosh Berishën? Bardhi: Mos bërtit! Nuk jam varur asnjëherë nga kryeministri

17 Qershor 2022, 22:08

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi pati një debat me analistin Genc Burimi në emisionin ‘Pa protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv  për shpalljen non grata të Sali Berishës. Burimi e pyeti se çfarë mendimi ka për vendimin e DASH ndaj ish-kryeministrit. Pasi e cilësoi “ish ministër të Ramës”, Bardhi nuk hezitoi t’i kthente përgjigje por nuk la pa komentuar tonin e zërit të Burimit duke i kërkuar që të qetësohej.