Me debate ka nisur seanca plenare në Kuvend, pasi kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren Elisa Spiropali se i ka shpërndarë vetëm mazhorancës draftin e Komisionit të Venecias për çështjen Xhaçka. Madje, Bardhi akuzoi Spiropalin se ka krijuar delegacionin që do përfaqësojnë Shqipërinë në Komisionin e Venecias vetëm me deputetë të PS.
Por, kryeparlamentarja Spiropali thotë se mazhoranca nuk e ka draftin dhe se ai do u shpërndahet të gjithë deputetëve sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Edhe kreu i grupit të PS, Niko Peleshi tha se nuk e kanë draftin dhe iu bashkëngjit kërkesës që t’u vihet në dispozicion sapo të bëhet publik.