Debate te ‘5 Pyetjet’/ Felaj: Drejtësia ka dhënë rezultate! Salianji: SPAK po sulmon politikisht! Gjysmën e familjes e ke prokurorë, je shpifëse profesioniste

3 Prill 2023, 22:22

Drejtësia e re ka sjellë debate të ashpra mes dy deputetëve, Ermonela Felaj nga PS dhe Ervin Salianji nga PD. Në studion e Report Tv, në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Felaj tha se drejtësia e re ka dhënë efekte e para. Ajo thotë se nuk po presionohet nga politika.