Debate të forta te Ekonomia, Spaho akuza Ballukut: Keni vjedhur miliona me Thumanë-Kashar dhe tek ‘Tuneli i Llogarasë’! I përgjigjet zv/kryeministrja

8 Nëntor, 12:36

Po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në lidhje me buxhetin faktik. E pranishme për të shpjeguar shifrat dhe projektet ka qenë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Por nuk kanë munguar diskutimet e forta, replikat dhe deri në akuzat drejtuara numrit dy të qeverisë nga opozita, për abuzimet miliona euro në shumë nga sektorët që ajo ka nën administrim si dikaster.

Më kryesoret kanë qenë ato në infrastrukturën rrugore, prokurimet dhe abuzimet financiare te Thumanë-Kashar apo Tuneli i Llogarasë me vlera 50 mln euro të dyshuara abuzim, si dhe në Energji, ku prej kohësh PD akuzon Ballukun për vjedhjet në çmimet e shit-blerjes së energjisë, me një vlerë dëmi 180 mln euro.

    No videos found.