Debate te Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi/ Audituesja: Në 2022, u paguan 20 172 shërbime të pakryera! Sterilizimi, nivel i lartë devijance

1 Korrik, 21:09

Në komisionin hetimor të shëndetësisë vijojnë dëgjesat për koncesionin e Check-up dhe sterilizimin. Audituesja e KLSH Brunilda Zenelaj tha se pagesa për shërbime të pakryera për Check-up ka patur edhe në 2022, plot 20 mijë e 172, ndaj KLSH pati rekomanduar rishikim të kontratës.