Debate te ‘Ligjet’/ Çupi-Pirdenit: U shpenzuan 190 mln euro tender sekret dhe s’ka mbrojtje kibernetike! Bushka: Po del jashtë teme

5 Tetor 2022, 14:44 | Përditesimi i fundit: 2022-10-05 16:26:29

Projektligji për krimin kibernetik ka shkaktuar debate mes deputetes së PD, Dhurata Çupi dhe kryetares së Komisionit, Klotilda Bushka Ferhati. Teksa diskutohej në Komisionin e Ligjeve për aderimin e Shqipërisë në protokollin shtesë të Konventës mbi bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike, Cupi i tha zv ministres së Drejtësisë se nuk ka mbrojtje kibernetike, ndonëse janë shpenzuar 190 milionë euro në tender sekret. Në përfundim e pyeti nëse po zhvillohen hetime për këtë cështje.