Debatet vijuan gjatë natës tek hetimori i shëndetësisë, por pa dhënë rezultat pasi ish ministri Ilir Beqaj nuk arriti të dëshmojë.
Në një moment teksa po fliste deputetja demokrate Ina Zhupa, në sallë hyri Ilir Beqaj që ishte në korridor dhe debatoi me demokratët. Zhupa dhe kryetarja Albana Vokshi i bën thirrje të dilte përjashtë. Beqaj iu drejtua Zhupës: Kush je ti që më thua të iki.
Sakaq iu drejtua dhe Spahos që po fliste nga vendi: Ti mbylle gojën.
Ndërkohë ka reaguar Partia Demokratike duke e quajtur kërcënim këtë hyrje të Beqajt dhe akuzon mazhorancën për bllokimin e komisionit.