Debatet në Kuvend/ Berishës s'i del inati: Votuat në 5 minuta arrestimin tim, karma ju vjen prapa! Balla ironi: Shpresa juaj tek Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenishehri

10 Mars 2025, 19:45 | Përditesimi: 10 Mars 2025, 19:45

Opozita dhe maxhoranca e përdorën foltoren e kuvendit për të bërë fushatë elektorale. Sali Berisha renditi ata që i quan ‘zezat’ e kësaj qeverie që varfëroi më shumë shqiptarët, ndërsa i dha një këshillë socialistëve që të mos kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha, i cili është marrë i pandehur për akuzën e 'korrupsionit' për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, tregoi hapur se nuk kishte harruar se ky parlament votoi arrestimin e tij pa u menduar 2 herë dhe se do të hakmerrej. 
Kundërpërgjigjen ia dha ministri i shtetit Taulant Balla i cili renditi të gjitha arritjet e kësaj qeverie ndër vite, nga rritja e pagës, tek rritja e pensioneve por dhe firmosja e marrëveshjeve me 16 shtete për njohjen e pensioneve. Madje Balla lajmëroi se shumë shpejt do të firmoset dhe marrëveshja për njohjen e pensioneve me Greqinë.

r.k./Shqiptarja.com