Debati për paraburgimet, ekspertët e huaj: Masa të jetë e argumentuar, për disa vepra ‘të përjashtohet’! Vendosni kritere të qarta

29 Janar, 18:54 | Përditesimi: 29 Janar, 18:54

Magjistratë dhe ekspertë të huaj që do të japin kontributin e tyre në ndryshimet e kodit penal, kryesisht për çështjen e paraburgimeve sugjerojnë që të rishikohet tipologjia e veprave penale për të cilat një gjyqtar mund të vendosë një masë arresti. Në tryezën e thirrur nga Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ekspertët ngjitën po nevojën e arsyetimit të këtyre masave nga gjyqtarët.

A.A/Shqiptarja.com